Saturday, May 3, 2025

Rriten çmimet e bukës dhe burekut pothuajse në gjithë Skenderajn – vetëm një furrë mban çmimet e vjetra

Pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16%, pothuajse të gjitha furrat në komunën e Skenderajt kanë rritur çmimet e produkteve bazë.

Çmimi i bukës është rritur nga 50 në 60 cent, ndërsa ai i burekut ka shkuar deri në 1 euro e 20 cent. Kjo ka nxitur reagime nga qytetarët, të cilët tashmë përballen me kosto më të larta për produktet e përditshme.

Megjithatë, një përjashtim bie në sy: furra “Lindi”, e njohur si ndër më të frekuentuarat dhe më të famshmet në Skenderaj, vazhdon të mbajë çmimet e vjetra. Në këtë furrë, buka vazhdon të shitet për 50 cent, ndërsa bureku për 1 euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer