Sunday, July 27, 2025

Nenkryetari Tahiri nderon dëshmorët në Mazhiq: “Gjaku i tyre është themeli i shtetit”

Zëvendëskryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, së bashku me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, ka bërë homazhe sot në fshatin Mazhiq për të nderuar dëshmorët që ranë për liri gjatë luftës në Kosovë, shkruan rajoni.org.

Tahiri shkroi se sakrifica e tyre është themeli i lirisë dhe shtetit tonë.

“Sot, bashkë me shoqatat e dala nga lufta, nderuam sakrificën e dëshmorëve të rënë në fshatin Mazhiq. Ata ranë për një ideal të madh: lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën tonë. Gjaku i tyre është themeli i shtetit. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Tahiri në facebook./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer