Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se Parku i Madh në qytet ka kaluar nëpër një transformim të plotë, duke u shndërruar në një nga hapësirat më tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.
“Parku i Madh në Pejë ka pësuar një transformim të mahnitshëm me pamje të re, duke u bërë një nga destinacionet më të bukura për pushim, shëtitje dhe fitnes!”, ka shkruar kryetari Muhaxheri.