Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë se familjet e dëshmorëve nuk duhet ta lënë Albin Kurtin të bëjë homazhe.
Siç thotë Lushtaku, derisa janë 315 familje që i kanë të vramë familjarët, atëherë është papërgjegjësi e Kurtit që nuk po mund t’i krijoj institucionet.
“Papërgjegjësi e subjektit politk më të madh në vend. Sot dëgjova që u kanë Albini në homazhe dhe unë mendoj që familjet e dëshmorëve nuk është dashtë me lënë me kry homazhe ai, sepse liria e këtij vendi ka kushtu shumë. Po sot janë 315 fmailje që i kanë të vramë edhe dëshmorë edhe martirë dhe vërtetë është papërgjegjesi nëse ti nuk mund t’i krijosh institucionet”, tha Lushtaku për periskopin.