Monday, May 5, 2025

Ramiz Lladrovci ironizon me Kurtin: Rrushi që nuk arrihet, është i thartë!

Ramiz Lladrovci nga PDK’ja ka reaguar pas letrës së kryetarit të VV’së, Albin Kurtit, në drejtim të kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i parashtron kërkesë për koalicion.

Lladrovci është fokusuar tek pjesa ku Kurti e informon Abdixhikut se s’do koalicion me PDK’në, duke thënë se “PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë”.

Postimi:

Rrushi që nuk arrihet, është i thartë!

As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve.

Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj.

Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, dihet, rrushi që nuk arrihet, është i thartë!

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer