Saturday, May 10, 2025

Elbert Krasniqi për 20 ditë harxhoi 750 litra naftë dhe bëri 15mijë km me veturë zyrtare: I bie 10 orë udhëtim në ditë dhe 750km në ditë

Egzon Pacolli ka ngritur akuza ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, duke pretenduar se ky i fundit ka bërë shpenzime të konsiderueshme vetëm për veturën zyrtare gjatë muajit prill.

Sipas Pacollit, ministri Krasniqi ka harxhuar 750 litra naftë dhe ka përshkuar 15 mijë kilometra brenda vetëm 20 ditëve pune. “Me këtë distancë, do të thoshte sikur të kishte udhëtuar deri në Kanada dhe të ishte kthyer përsëri,” ka deklaruar ai.

Pacolli ka theksuar se mesatarja ditore e lëvizjes së ministrit del të jetë rreth 750 kilometra në ditë, gjë që, sipas tij, përkthehet në rreth 10 orë udhëtim çdo ditë pune. Ai ka shtuar me tone kritike: “Këta edhe në naftë vjedhin!”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer