Tuesday, May 13, 2025

Shteti mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën Veriore, aty vendoset KRU “Mitrovica”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar sot se është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut.

Vendimi është marrë me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të kësaj ministrie dhe konsiderohet si një hap konkret drejt sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Rizvanolli ka bërë të ditur se shërbimet e ujësjellësit për qytetarët e Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti. Kjo kompani do të sigurojë shërbime më të rregullta dhe më cilësore për qytetarët, në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës.

Ajo ka falënderuar Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe KRU Mitrovicën për gatishmërinë për të shërbyer pa dallim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ky është shteti ynë, këto janë institucionet tona, dhe ato do të jenë të vetmet që shërbejnë në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar ministrja.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer