Sunday, May 18, 2025

Lajmi i trishtë: Vdes mërgimtari nga Skenderaj me banim në Gjermani

Ka ndërruar jetë mërgimtari, Raif Tahiraj, nga qyteti i Klinës së Epërme i Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Ai tani e disa vite veprontë dhe jetontë në Leverkusen të Gjermanisë.

Lajmin për vdekjen e tij, e kanë dhënë familjaret përmes rrjetit social “facebook”.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se pas një sëmundjeje të shkurtër, në Gjermani ( Leverkusen) u nda nga jeta axha i ynë i dashur. Raif Tahiraj ( 04.07.1962 – 18.05.2025). Largimi i tij i papritur ka lënë një zbrazëti të madhe në zemrat tona. Ai ishte njeri i dashur, i urtë dhe i respektuar – një model i mirësisë dhe dashurisë për familjen dhe të tjerët. Për datën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e familjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer