Tuesday, May 20, 2025

Sot në Skenderaj varroset 27 vjeçarja që vdiq mbrëmë në aksidentin në Fushë Kosovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur, shkruan rajoni.org.

Një nga viktimat e këtij aksidenti është edhe 27-vjeçarja Heroina Haliti – Aliu, e cila drejtonte automjetin

Familjaret njoftojnë së ajo do të varroset sot në ora 19:00 në varrezat e reja në Likofc të Skendwrajt.

“Të nderuar miq e familjarë, varrimi i të ndjerës, Heroina Haliti – Aliu bëhet sot në ora 19:00, te varrezat e reja në Likoc”, thuhet në njoftimin e familjes.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer