Wednesday, May 21, 2025

Komuna e Skenderajt hap konkurs për 3 edukatore dhe 1 mirëmbajtës në palester, kontratat janë me afat të pacaktuar

Drejtoria për arsim në komunën e Skenderajt ka shpallur konkurs për 4 vende të lira të punës, përkatësisht për 3 edukatore për grupmoshat prej 0-3 vjeç, dhe 1 mirëmbajtës në palestren e sportit, raporton portali rajoni.org.

Pozitat janë të hapura për afat të pacaktuar.

Konkursi për mirëmbajtës në palestër mbetet i hapur 15 dite nga dita e shpalljes së konkursit, nga data 21.05.2025 deri me 04.06.2025.

Ndërsa konkursi për edukatore mbetet i hapur 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më: 20.05.2025 deri më datën 18.06.2025.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer