Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll është zhvilluar në Minatori.
Trepça dhe Bashkimi kanë luajtur ndeshjen e gjashtë finale, ku Trepqa ka fituar me rezultat 82-67.
E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen e kanë shikuar së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit.
Bedri Hamza nga radhët e PDK-së dhe Albin Kurti nga radhët e VV-së janë parë pranë njëri tjetrit në finalen e madhe. Aty në mes të tyre ishte kryetari i klubit të basketbollit Trepça, Vullnet Sefaja.
