Saturday, May 24, 2025

Bleu 1 mijë euro klimë, shteti nuk ia dha paratë e premtuara

Në një shtëpi të zakonshme në Gjilan, një grua që çdo ditë i shërben shtetit pasi punon e jep kontribut në një institucioni publik, vendosi të besojë edhe vetë në shtet.

Ajo aplikoi në një prej thirrjeve të ministrisë së Ekonomisë për subvencionimin e pajisjeve për ngrohje efiçiente.

G.R, e cila për arsye të pozitës së saj ka kërkuar të mbetet anonime, kishte dëgjuar se nëse blinte klimë, shteti do t’ia kthente 30 % të shpenzimeve.

Ajo e bleu pajisjen, e instaloi, e përdori. Ky investim i kushtoi mbi 1 mijë euro, por ajo besoi se shteti do t’ia kthente një pjesë.

Aplikoi me kohë madje sipas saj, i plotësoi të gjitha kriteret. Nga platforma e-Kosova mori konfirmimin që çka ishte në rregull.

Por nga nëntori e deri më sot, as edhe një cent në llogarinë e saj bankare nuk ka dalë.

Ajo nuk është e vetme në këtë problem. Sipas saj, shumë qytetarë në rrjetet sociale pyesin nëse ndokujt i janë rimbursuar paratë për pajisjet efiçiente.

Familja e saj nuk është në vështirësi financiare dhe gjatë dimrit kanë pasur zgjidhje të tjera për ngrohje.

Por zhgënjimi i saj është më shumë se për paratë është për premtimin e thyer dhe për mënyrën se si përjashtohen nga skemat ata që kanë më së shumti nevojë.

G.R. nuk e përjashton mundësinë të ndjekë rrugët ligjore për të kërkuar atë që i është premtuar, nëse nuk merr të paktën ndonjë arsye nga institucionet.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer