Zvogëlohet numri i asamblistëve në Komunën e Skenderajt. Zboglini po ndodh si pasojë e zvogëlimit të popullsisë, e cila për këtë komunë ka rënë për më shumë se 20%. Nga 50,858 banorë sa kishte në regjistrimin e vitit 2011, Skenderaj tani ka 40,664 banorë, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2024.
Si rezultat i këtij ndryshimi, Komuna e Skenderajt tashmë klasifikohet në grupin e komunave me 30 deri në 50 mijë banorë. Sipas ligjit për vetëqeverisje lokale, në këtë rang parashihet që numri i anëtarëve të Kuvendit Komunal të jetë 27. Aktualisht, Komuna e Skenderajt ka 31 asamblistë, por në zgjedhjet e ardhshme lokale ky numër do të bjerë në 27 — pra katër më pak./Rajoni.org/