Pa dyshim, fshati Kuqicë me bukuritë e tij natyrore është shndërruar në një vend të preferuar për vizitorët që vijnë për të kaluar pasdite relaksuese në natyrë. Këtu, jo rrallëherë janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it, të cilët me të vërtetë dinë ta çmojnë dhe respektojnë pasurinë natyrore të Drenicës, shkruan rajoni.otg.
Duke e vlerësuar këtë pasuri dhe rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, pjesëtarë të KFOR-it slloven kanë ardhur dhe kanë pastruar mbeturinat e lëna nga disa vizitorë të pandërgjegjshëm. Aksioni i pastrimit është zhvilluar të shtunën, duke krijuar një ambient të pastër dhe mikpritës për të gjithë.
Megjithatë, të dielën gjendja është përkeqësuar sërish, për shkak të pakujdesisë së disa vizitorëve. Për më shumë, shikoni fotot që dokumentojnë kontrastin mes përpjekjeve për ruajtjen e ambientit dhe neglizhencës.