Nënkryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, Shkelzen Xhaferi, ka ngritur akuza të forta ndaj udhëheqjes komunale për keqmenaxhim të projekteve publike, të cilat, sipas tij, po dështojnë pavarësisht investimeve të mëdha financiare, shkruan rajoni.org.
Sipas Xhaferit, Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar kontrata në vlerë prej 600,000 eurosh për hartimin dhe mbikëqyrjen e projekteve infrastrukturore, shumica prej të cilave janë dhënë kompanive nga jashtë komunës.
Përkundër kësaj shumë të madhe të shpenzuar, Xhaferi thekson se projektet janë duke dështuar, duke u rikthyer për riparime disa herë, përfshirë rastin e rrugës “Pandeli Sotiri” dhe rrethrrotullimit pranë parkingut.
Postimi i plotë;
A e dini se Komuna e Vushtrrisë ka kontrata në vlerë prej 600,000 € për projekte që po dështojnë?!
📌 Hartimi i projekteve – gjithsej 350,000 €:
• Kontratë prej 220,000 €
• Kontratë prej 90,000 €
• Kontratë prej 40,000 €
(Shih foto 1)
📌 Mbikëqyrja e projekteve – 250,000 €
(shih foto 2)
👉 Të gjitha këto kontrata janë dhënë kompanive nga jashtë komunës.
TOTAL = 600.000€
E megjithatë, projektet po dështojnë dhe po rikthehen për punime 2-3 herë ,(siç është rasti i rrugës “Pandeli Sotiri” dhe rrethrrotullimit te parkingu….)
🔧 Komuna ka inxhinierë të aftë dhe profesionistë brenda stafit të saj, por kryetari “zgjedh t’i shpërblejë të tjerët nga jashtë”
Vushtrria meriton më mirë