Aleksandar Vlajiç e ka pranuar fajësinë për veprën penale “Spiunazh” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Agjenti i BIA-s serbe, në seancën e së enjtes u njoftua se ka lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale.
Vlajiç ishte arrestuar në qershorin e 2024-s, me dyshimin se kishte mbledhur dhe dërguar informacione te Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë.