Ka ndërruar jetë veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Vesel Istogu nga fshati Polluzhë i Komunës së Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Lajmin për vdekjen e Veselit, e ka dhënë shkrimtari dhe atdhëtari, Izet Abdyli përmes rrjetit social ‘facebook’.
Në vitet.90-ta, Vesel Istogu ishte ndër veprimtarët e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës si kryetar nëndege në Polluzhë, poashtu veprimtar i Shoqatës bëmirëse humanitare.,,Nënë Tereza” , i Këshilit të pajtimit, Këshillit financiar e së fundi në Këshillin emergjencës.
Veseli për aktivitetin e tij patriotik ishte burgosur dhe u persekutua nga pushteti serb, por ai qëndroi stoikisht në mbrojtje të interesave kombëtare.
Qoftë i përjetshëmm kujtimi për të!