Friday, August 22, 2025

Revoltohen disa fshatra në Vushtrri: bojkotojnë Draft-Planin e Zhvillimit Komunal të Komunës së Vushtrrisë 2024-2032

Këshilli Lokal i Novolanit ka bojkotuar takimin publik të planifikuar nga Komuna e Vushtrrisë për Draft-Planin e Zhvillimit Komunal për periudhën 2024-2032, në shenjë proteste ndaj, siç thuhet, neglizhencës së vazhdueshme të komunës karshi kërkesave të tyre, shkruan rajoni.org.

Takimi ishte paraparë të mbahej më 4 qershor 2025 në fshatin Novolan, por është bojkotuar nga banorët e fshatrave Novolan, Bruznik, Kollë, Vërrnicë dhe Bukosh.

Sipas anëtarëve të Këshillit Lokal, këto lokalitete janë lënë pas dore për katër vite rresht sa i përket investimeve kapitale nga Komuna e Vushtrrisë. Ata theksojnë se kanë dërguar mbi 20 kërkesa në adresë të komunës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

“Këto kërkesa janë injoruar vazhdimisht nga institucionet komunale. Derisa të fillojë realizimi i tyre, Këshilli Lokal i Novolanit do të bojkotojë çdo takim tjetër me Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në komunikatën e Këshillit Lokal.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer