Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kritikuar me tone ironike qasjen e mazhorancës karshi procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se ndërsa vazhdon bllokimi, problemet e qytetarëve po ‘trashen’
“Nuk e di cili kurban duhet me u pre për t’u mbajtur një seancë konstituive që të tregohet unitet. Po tregohet komfortësi nga mazhoranca dhe nuk ka reflektim që t’i ndryshojnë edhe veprimet anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Po shihet qartë se po dojnë të neglizhojnë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe kështu po trashen në një farë forme problemet e qytetarëve. Rroga ju ec edhe deputetëve edhe qeverisë, lluksi i qeverisë po ec edhe më shumë se çdo sen”, tha ai.