Sunday, June 8, 2025

Veturat në lëvizje shkëmbejnë zjarr në Doberllukë të Vushtrrisë, policia konfiskon gëzhoja, autorët në arrati

Një incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në fshatin Doberllukë të komunës së Vushtrrisë, ku dy vetura në lëvizje kanë shkëmbyer të shtëna me armë zjarri, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës. Gjatë ekzaminimit të vendit, janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale dy gëzhoja të kalibrit 9×19 mm.

Veturat e përfshira në rast janë larguar në drejtim të panjohur dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka njoftuar se prokurori është informuar për rastin dhe hetimet janë në vazhdim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer