Sunday, June 8, 2025

Komuna e Mitrovicës anulon 6 konkurse, njëri prej tyre ishte denoncuar për kurdisje

Është anuluar konkursi i përzgjedhjes për pozitën e drejtorit të Bibliotekës Komunale “Latif Berisha” në Mitrovica, bashkë me këtë pozitë janë anuluar edhe 5 pozita të tjera, shkruan rajoni.org.

Pozita e drejtorit të Bibliotekës Komunale “Latif Berisha” në Mitrovica është anuluar pak ditë pas denoncimit nga Asamblisti i LDK’së, Gazmend Asllani, së procesi i përzgjedhjes për pozitën e drejtorit të Bibliotekës Komunale “Latif Berisha”, është i kurdisur në favor të një asambleisteje të Kuvendit Komunal nga partia në pushtet, Florina Çitaku.

Bashkë me pozitën e drejtorit të Bibliotekës Komunale “Latif Berisha”, janë anuluar edhe pozita zyrtar për gjendje civile, zyrtar për shërbime me qytetarë, zyrtar për bibloteka, zyrtar për mbështetje ligjore, zyrtar i lartë për mbrojtje dhe promovim të trashigimsë kulturore.

Lajmin për anulimin e këtyre pozitave e ka dhënë vetë asamblisti Asllani.

Postimi:

U pat paralajmëruar: institucionet e kulturës nuk janë pronë e partive. Konkursi për drejtor të Bibliotekës Komunale “Latif Berisha” u shpall me nënshkrim zyrtar e me buxhet të garantuar. Tash papritur – u anulua. Arsyeja? “Deficit buxhetor”.🤣

🤔 Po si është e mundur që një konkurs shpallet, buxheti nënshkruhet, e më vonë anulohet kinse për mungesë fondesh? Apo është deficiti politik e jo buxhetor ai që e prishi hesapin?

Ironikisht (apo jo?), bashkë me këtë konkurs u anuluan edhe disa të tjerë – për ta bërë më të lehtë justifikimin. Por s’mund të mbulohet e vërteta: një përpjekje për ta politizuar një institucion kulturor dështoi. Dhe ky është lajm i mirë për qytetin.

Mitrovica e meriton Bibliotekën si shtëpi të dijes, jo zyrë të militantëve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer