Nuk është hera e parë që deputeti i Vetëvendosjes ia huq me përshkrime, raporton Periskopi.
Mefail Bajqinvoci krahas një videoje që ka shpërndarë në rrjetin social në Facebook, ka ngushëlluar familjen Govori për vdekjen e 83 vjeçarit nga Prishtina, gjë që e ka keqkuptuar.
Këtë gabim, deputeti mesa duket e ka kuptuar menjëherë dhe e ka edituar përshkrimin. Megjithatë Periskopi-t nuk i iku kjo huqje e tij.
Kujtojmë që deputeti Bajqinovci pati postuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit me Rifat Jasharin dhe Glauk Konjufcën.
Por në përshkrim të fotografisë ai pati bërë një huqje duke e shkruar “Me bacën Adem”.