Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë Sabit Mazreku nga fsharti Guriq i Malishevës, shkruan rajoni.org.
Sabiti ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, pas përfundimit të luftës vazhdon në Batalionin Gardist, të Zonës së Dytë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të vazhduar punën pas transformimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, dhe nga jeta u nda duke shërbyer si nënoficerë i lartë në Gardën Kombëtare të FSK-së.
Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Guriq.