Koorporata Energjetike e Kosovës -KEK me datën 13 Qershor ka dhënë dy tender të negociuar në vlerë mbi 835 mijë euro, shkruan rajoni.org.
Bëhet fjale për tenderin “Instalimin e dy rotorëve të pompave furnizuese në B2” i cili i është dhënë kompanisë “EthosEnergy B.V.,” me vlerë 295,808.33€.
Kursë tenderi “Blerja e tre ftohësve të hidrogjenit për gjeneratorët elektrik të B1 e B2” i është dhënë kompanisë “GE Steam Power Service France, Representative Office in Kosovo” me vlerë 539,599.84€.
KEK të dy tenderet i ka dhënë brenda një ditë përmes procedurës së negociuar pa publik të njoftimit për kontratë, që nënkupton se palët negociuan direkt mes vete.
Forma e tillë, ani se e lejuar sipas Ligjit të Prokurimit, eliminon konkurrencën.
Forma e tillë, ani se e lejuar sipas Ligjit të Prokurimit, eliminon konkurrencën.
Çka thotë Ligji për kontratat një burimore?
Procedura e negocimit direkt lejohet ligjërisht, por ka raste specifike se kur mund të aplikohet.
Autoriteti kontraktues, sipas Ligjit të Prokurimit Publik, mund ta përdor për ushtrimin e aktiviteteve të prokurimit që kanë për qëllim dhënien e:
2.1. çfarëdo kontrate publike:
(i) nëse, për arsye objektive dhe të detyrueshme teknike ose artistike, kontrata duhet t`i jepet një operatori të caktuar ekonomik;
(ii) nëse, për arsye të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale apo industriale apo të drejtave ekskluzive, kontrata mund t’i jepet vetëm një operatori të caktuar ekonomik;(iii) nëse, për aq sa është shumë e nevojshme për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar nga ngjarje objektivisht të verifikueshme të cilat nuk kanë pasur mundësi të parashikohen me arsye nga autoriteti përkatës kontraktues.
Me kusht që kjo dispozitë të mos mund të shfrytëzohet nëse rrethanat që e kanë krijuar situatën emergjente ekstreme mund t’u atribuohen veprimeve neglizhente ose të qëllimta ose lëshimeve të autoritetit kontraktues./Rajoni.org/