Siç, bëhet e ditur në dokumentin qe posedon portali rajoni.org, oferta fituese ishte 150,116€ me shtrenjet se oferta me e lirë.
Oferta me të lira së oferta fituese patën:
Grupi i operatoreve ekonomik “JEHONA group SH.P.K.; Pro & Co Group; Beni Construction” ofertoi me çmim 546,164€
Grupi i opartoeve ekonomik “Çlirimi Shpk, Fidaie Bytyçi B.I”, ofertoi me çmim 615,583€.
Screenshot
Pas njoftimit mbi vendimin e AK , në zyrën e prokurimit të Komunës së Malishevës ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim operatori ekonomik “Jehona Group”, duke konsideruar që është shkelur Ligji i Prokurimit Publik dhe së keiteret janë favorizuse për dikend dhe për dikend tjetër diskriminuse. Të gjitha pretendimet e kësaj kompanie prokurimi I Malishevës i ka hedhur poshtë si të pa bazuara.
Më pas kompania ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke konsideruar se janë shkelur një sërë nenesh të LPP-së në këtë aktivitet të prokurimit.
OSHP-ja, e njohur ndryshe si gjykata e tendereve, me datën 30 maj 2025, me vendim të saj, e ka anuluar vendimin e Komunës së Malishevës për dhënien e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit, “ndërtimin e rrugës tek Ujëvara e Mirushës”, shkruan rajoni.org.
E për këtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) e ka kthyer në RIVLERËSIM këtë aktivitet.
Komunës së Malishevës i është dhënë afat prej 10 ditësh që ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.
Kush është prapa dy kompanive fituese të tenderit!?
Përveç afërsise direkte me kreun e Malishevës, pronari i World Mediumit, Burim Zabeli dhe pronari i kompanisë “Agim Morina B.I”, Agim Morina njihen në qytet edhe si përkrahes të Fatmir Limajt dhe Nismës.
Për dallim prej familjes Morina, që mbështetjen e japin publikisht për pushtetin e Malishevës, kompania “World Medium” është partnere ose thënë ndryshe grupi i operatoreve ekonomik, që së bashku me kompaninë e djalit të nën kryetarit të Malishevës, Vesel Krasniqi, kanë përfjtiar sëbashku tender.
Rajoni në hulumtimin e tij, ka gjetur së kompania World Medium dhe kompania SDA Holding, janë pjesë e një konzorciumi që kanë fituar tender nga Ministria e Arsimit për ndërtimin e çërdhes në Bellanicë të Malishevës . Kontrata është nënshkruar me 13.12.2024.
Lidhur me çështjën, rajoni i ka dërguar pyetje kompanisë “World Medium” të cilët kanë pranuar së kanë fituar tender në bashkëpunim me SDA Holding, në përputhje me kriteret e parashtruar në DT nga autoriteti kontraktues.
Me poshtë gjeni përgjigjjen e tyre të plotë:
Rajoni, ditëve në vijim do të sjellë gjitha tenderet që i kanë fituar “bashkëpunëtoret” e kompanisë SDA Holding në Komunën e Malishevës.