Thursday, June 19, 2025

Editorial/ Rikthimi i mundshëm i Xhafer Tahirit dhe paniku i pushtetit aktual në Vushtrri

Teksa afron data 12 tetor, kur qytetarët e Vushtrrisë do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës, atmosfera politike po ngrohët për çdo ditë. Në horizont duket qartë një figurë e njohur për qytetarët: ish-kryetari Xhafer Tahiri, i cili me rikandidimin e tij do të gjallërontë debatin publik dhe do të krijontë një momentum që, sipas shumë vëzhguesve të skenës politike lokale, e pozicionon atë si favorit për të udhëhequr sërish Vushtrrinë.

Editorial: Rajoni.org

Në anën tjetër, pushteti aktual i udhëhequr nga PDK po përballet me kritika të shumta. Zëri i pakënaqësisë në mesin e qytetarëve po rritet, duke përmendur mungesën e projekteve konkrete, ngecjet në zhvillim, dhe dështimet në menaxhimin e përditshëm të komunës. Për shumë vushtrrias, mandati aktual ka qenë i zbehtë dhe zhgënjyes, krahasuar me pritjet që kishin para katër viteve.

Në një përpjekje për të mbrojtur pushtetin dhe për të zbutur rënien e mbështetjes, strukturat aktuale kanë tentuar ta njollosin kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahirin, duke shpërndarë akuza dhe insinuata që më shumë kanë prodhuar efekt të kundërt. Opinioni publik i Vushtrrisë, tashmë i pjekur politikisht, i ka parë këto sulme si shenja të qarta të panikut që ka kapluar pushtetin aktual përballë rikthimit të mundshëm të një kandidati që njihet për aktivizmin e tij, për projektet zhvillimore të realizuara gjatë mandatit të kaluar, dhe për afërsinë që ka krijuar me qytetarët.

12 tetori nuk do të jetë vetëm një ditë votimi, por një ditë reflektimi për qytetarët e Vushtrrisë, për të vlerësuar punën e bërë, për të peshuar premtimet e pambajtura, dhe për të vendosur mbi të ardhmen e komunës.

Në këtë garë, duket se rikthimi i Xhafer Tahirit ka ngjallur një shpresë të re për shumë qytetarë, ndërsa kundërshtarët e tij politikë kanë zgjedhur rrugën e vjetër të diskreditimit, që gjithnjë e më pak po funksionon.

Të fundit

Shpallje

Shpallje

Shpallje e pavlefshme

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer