Edhe pse me profesion infermier në shërbimin e Urgjencës në QKMF të Skenderajt, Besim Fejza sot erdhi vullnetarisht jashtë orarit të punës, duke dhënë ndihmën e tij në rregullimin e një pjese teknike në këtë ent shëndetësor, shkruan rajoni.org.
Me përvojë në punë dytësore si mjeshtër metali, ai vendosi të i riparoj disa defekte në ambientet e QKMF-së, pa asnjë kompensim.