Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FKS-së, Bashkim Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) Jason A. Curl në Ft Johnson të Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.
Sipas një njoftimit nga ana e FSK-së, Curl e njoftoi Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni.
Ndërsa u tha se Jashari e falënderoi Curlin për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave të Kosovës dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendër.
“Gjithashtu Gjeneral Jashari vizitoi edhe poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim”, thuhet tutje në njoftim.