Ministria e Kulturës ka ndaluar punimet në objektin përcjellës të ndërtuar pranë kishës në Prekovc. Këtë e dëshmon një pllakë njoftuese e vendosur në ndërtesën ngjitur pranë kishës e cila ndodhet në kufi mes komunave Skenderaj, Mitrovicë dhe Zubin Potok.
Sipas banorëve, objekti i kontestuar është ndërtuar pa leje para rreth tre muajsh, ndërsa reagimi i Ministrisë ka ardhur vetëm pasi objekti ishte përfunduar para dy dite. Vetëm atëherë u vendos pllakat paralajmëruese dhe objekti u rrethua me shirita.
Ky vend ishte shpesh subjekt i përplasjeve identitare, ku kisha ortodokse dhe komuniteti serb e cilsojnë si pjesë e trashëgimisë së tyre, ndërsa shumë shqiptarë besojnë se më parë ajo ka qenë kishë katolike shqiptare, e cila është sllavizuar më vonë nga kisha ortodokse serbe.
Sipas tyre, për të zhdukur gjurmët e origjinës katolike shqiptare në atë vend janë shkatërruar edhe varrezat që dikur ndodheshin përtej lumit përpara kishës.
Edhe para luftës, edhe pas saj, kjo zonë është përdorur nga propaganda serbe për qëllime politike dhe fetare. Megjithatë, objekti ndodhet në një zonë të banuar kryesisht nga shqiptarë dhe, pavarësisht kohëve ajo ka mbetur si një simbol qëndrese dhe tolearnces fetare përballë kohës dhe propagandës serbe.