Wednesday, June 25, 2025

Sami Lushtaku shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismet Kocës: I ka takuar një familje atdhetare

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të Ismet Sh. Kocës, i cili për një kohë të gjatë kishte jetuar dhe vepruar në Gjermani.

Në profilin e tij në Facebook, Lushtaku ka shkruar se i ndjeri i kantakuar një familje atdhetare, e cila ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Ismet Sh. Kocës, i cili për kohë të gjatë ka jetuar dhe vepruar në Gjermani. Ai i ka takuar një familje atdhetare e cila ka dhënë kontribut të madh për lirinë e Kosovës,” ka shkruar Lushtaku.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Koca, miqtë dhe dashamirët e të ndjerit.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e lagjes Koci në fshatin Polac.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer