Tashmë është i sigurt fakti që sot Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë do e kandidoj kryetarin e Listës Guxo, ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci në garën për kryetar të Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Por vet Peci, nuk po dëshiron t’i futet kësaj gare pa miratimin e deputetit dhe ish-kryetarit, Agim Bahtiri.
“Mitropol” mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se Peci e ka ftuar sot Bahtirin për ta pirë një kafe së bashku në Mitrovicë.
Takimi pritet të mbahet në restaurant “Antika” pranë Liqenit Akumulues, sot prej orës 9:00.
Ndryshe, sot pritet edhe shpallja zyrtare e kandidaturës së Pecit për kryetar të Mitrovicës./Mitropol/