Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën mbrëma në Skenderaj, ku viktima, një grua kosovare, ka pësuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes, ndërsa Prokuroria ka autorizuar bastisjen e shtëpisë në Prekaz të Poshtëm së të dyshuarit kryesor. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pistoletë me një karikator pa fishekë.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona, të dy meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është ndaluar në mbajtje, ndërsa i dyti është liruar dhe do të ndiqet në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast janë në vazhdim./Rajoni.org/