Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, gjatë një konference për media ka thënë se përmes aktgjykimit të Kushtetueses bëhet e qartë se partia e parë detyrohet që të mos e bllokojë kuvendin dhe e njëjta detyrohet të gjejë konsensus dhe kompromis.‘‘E drejta është e partisë fituese, detyrimi është të mos me blloku kuvendin dhe detyrimi tjetër është me arrit konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm’’, ka thënë ai.
Po ashtu, i njëjti ka deklaruar edhe se Kushtetuesja e ka thënë se s’mund të ketë votimi i fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.‘‘Çështja e votimit të fshehtë ka qenë problematike. Janë tri paragrafë të aktgjykimit që e sqarojnë çështjen e votimit të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë nuk mund të ketë votim të fshehtë në rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit’’, ka thënë ai.