Rexhep Pllana është përfitues i grantit për mekanizëm bujqësor e panele solare, me vlerë prej mbi 70 mijë eurosh.
Peci tha ky është vetëm një nga shembujt e investimeve në Mitrovicë, ku deri tani janë investuar rreth 5 milionë euro.
“Rexhepin e vizitova edhe në vitin 2021 dhe sot, pas katër vitesh, e gjeta me të njëjtin zell e vullnet, por me më shumë rezultate, dëshmi kjo e politikave tona të qëndrueshme bujqësore.”, tha Peci.