Sunday, June 29, 2025

Editorial: Skenderaj me asamblistet më të dobët që nga pas lufta – një arsye më shumë për reflektim më 12 tetor

Pa dyshim, legjislatura aktuale e Asamblesë Komunale të Skenderajt mund të cilësohet si njëra ndër më të dobëtat që nga paslufta. Pozita, në njërën anë, më shumë ka funksionuar si makineri votash sesa si përfaqësuese e interesit qytetar. Iniciativa dhe debatet kanë munguar pothuajse plotësisht. Shumë prej asamblistëve nuk kanë folur asnjë fjalë të vetme për katër vite. Kanë qenë aty vetëm kur është dashur të plotësojnë numrat, shkruan rajoni.org.

Opozita, në anën tjetër, ndonëse me numër të konsiderueshëm, nuk arriti të funksionojë si forcë e bashkuar. Mungesa e koordinimit dhe lufta e brendshme për dominim e bënë të pamundur një opozitarizëm të mirëfilltë. Kjo u dëshmua sidomos në momentin e themelimit të KPF-së, ku veprimi i përbashkët mungoi plotësisht.

Kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga më të heshturat, më pasivet dhe më të pashpresat për qytetarët që besuan në ndryshim. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse zgjedhjet lokale të 12 tetorit duhet të shihen si një mundësi për të ndryshuar këtë realitet.

Qytetarët e Skenderajt meritojnë përfaqësim të denjë, zë të fuqishëm, njerëz me vizion e guxim, jo zëvendësues numrash në një sallë të heshtur./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer