Monday, June 30, 2025

Kriteret diskriminuese, Eksperti i prokurimit rekomandon korigjimin e dosjes në tenderin 1 milionësh të Komunës së Skenderajt

Komuna e Skenderajt është duke zhvilluar aktivitetin e prokuritimit ku do te ndertohet kolektori Llaushë-Tushilë,Aqarevë. Por, kriteret që janë vendosur në thirrje janë favorizuese për një kompani të caktuar ose diskriminuese për një tjetër, zbulon portal rajoni.org.

“Ndërtimi i kolektori Llaushë-Tushilë,Aqarevë”. Kështu quhet thirrja që është publikuar me 14 prill 2025.

Vlera e parashikuar e kontratës është 1,025,000€

Sipas vendimit, duhet të korigjohen kriteret në Dosjen e Tenderit, pasi pas vlerësimit të ekspertit të OSHP’së është konstatuar së disa kritere janë të vendosura jashtë natyrës së këtij aktiviteti të prokurimit dhe së të njëjtat favorizojnë ose diskriminojnë një ose më shumë operatorë ekonomik.

“Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti teknik i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar, AK të bëjë përmirësimet në dosje të tenderit dhe të zgjasë afatin për ofertim”, theksohet në raport.

Ky rekomandim u dha nga eksperit Enver Bytyçi me datën 10 qërshor pas ankesës të parashtruar nga operatori ekonomik “Diamanti shpk”.

Cilat janë gjetje e ekspertit të prokurimit:

Eksperti teknik ka analizuar kërkesën e paraqitur në dosjen e tenderit, dokumentet e publikuara të projektit dhe, për të siguruar koherencë në vlerësime si dhe për të mundësuar një konkurrencë më të gjerë në treg, vlerëson se Autoriteti Kontraktues (AK) ka përfshirë disa karakteristika kufizuese në përshkrimin e pajisjes, në veçanti lidhur me kapacitetin teknik të diametrit të gypit dhe funksionalitetin e saj, duke e përcaktuar si të detyrueshme pajisjen“me sistem të kontrollit me laser”.

Duke marrë parasysh natyrën dhe fushëveprimin e projektit– që përfshin punime ndërtimore– rezulton se në ndërtimin e kolektorit është e mjaftueshme që të respektohen koordinatat gjeodezike dhe që punimet të realizohen në përputhje me rregullat teknike dhe profesionale. Kjo nënkupton se për realizimin e shpimeve horizontale nuk është domosdoshmëri përdorimi i pajisjeve që përfshijnë
“sistem të kontrollit me laser”. Në praktikë, në projekte të ngjashme të infrastrukturës nëntokësore të kanalizimeve, shumica e punimeve kryhen me makineri të zakonshme për gërmim të kanaleve.

Eksperti teknik thekson se heqja e kërkesës për“sistem kontrolli me laser” nuk ndikon negativisht në realizimin e projektit, përkundrazi– kontribuon në rritjen e konkurrencës dhe mundësinë për të marrë
oferta më të favorshme dhe të arsyeshme financiarisht.

Gjithashtu, AK ka kërkuar dy pajisje të ndara me kapacitete të ndryshme shpimi: DN110–550 mm dhe DN550–1220 mm. Vetë ndarja në dy pajisje me tolerancë kaq të kufizuar përbën kufizim të panevojshëm të konkurrencës, pasi ekzistojnë makineri që i mbulojnë të dyja këto intervale, apo që
kanë toleranca pak më të gjera se sa ato të përcaktuara në dosjen e tenderit, por që përmbushin plotësisht nevojat e projektit.

Si rrjedhojë, eksperti teknik rekomandon që AK të rishikojë dhe përmirësojë kërkesat duke larguar specifikimin kufizues “sistem kontrolli me laser”. Diametri i shpimit mund të përshkruhet thjesht në përputhje me nevojat e projektit, ndërsa në dosjen e tenderit mund të shtohet sqarimi se “operatorët ekonomikë që ofrojnë pajisje/makineri për shpime horizontale nëntokësore dhe që e përmbushin kapacitetin teknik të kërkuar (DN110–550 mm dhe DN550–1220 mm), janë të pranueshme”.

Këto përmirësime në dokumentacionin e tenderit do të mundësojnë pjesëmarrjen edhe të operatorëve ekonomikë të cilët disponojnë makineri të ngjashme, me karakteristika teknike të përafërta, të cilat përmbushin të gjitha kërkesat për diametrin e shpimeve të përcaktuara në projekt dhe kërkesat e DT.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer