Tuesday, July 1, 2025

Asamblisti i IDEAL’it: PDK kundër propozimit për heqjen e taksës së regjistrimit për familjet e dëshmorëve dhe veteranët

Asamblisti i IDEAL’it: PDK kundër propozimit për heqjen e taksës së regjistrimit për familjet e dëshmorëve dhe veteranët

Në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Skenderajt, asamblisti i Listës Ideal, Abdulla Gashi, ka ngritur një propozim për heqjen e taksës së regjistrimit të automjeteve për familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së, shkruan rajoni.org.

Sipas Gashit, ai dhe kolegët e tij nga Lista Ideal kanë kërkuar me këmbëngulje që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës për shqyrtim dhe miratim. Por, propozimi është refuzuar nga shumica e Kuvendit, përkatësisht nga asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Turp për të gjithë ata që nuk i përkrahin familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së. Këto kategori janë shtylla e lirisë dhe duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet, jo të neglizhohen e të injorohen,” ka shkruar Gashi në facebook.

Postimi:

Skenderaj, 30.06.2025 – Seanca e rregullt e Kuvendit Komunal

Sot në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, paraqita një pikë shtesë në rendin e ditës, që kishte për qëllim heqjen e taksës për regjistrimin e automjeteve për familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së.

Me këmbëngulje, unë dhe asamblistët e Listës Ideal, kërkuam që kjo pikë të futet në rendin e ditës për shqyrtim dhe miratim.

Fatkeqësisht, pushteti aktual dhe asamblistët e PDK-së votuan kundër kësaj pike, duke treguar edhe një herë se prioritet i tyre janë votat për pushtet, e jo interesat dhe dinjiteti i atyre që kanë dhënë gjithçka për këtë vend.

Turp për të gjithë ata që nuk i përkrahin familjet e dëshmorëve dhe veteranët e UÇK-së. Këto kategori janë shtylla e lirisë dhe duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet, jo të neglizhohen e të injorohen!

Në shenjë proteste ndaj këtij qëndrimi të padrejtë dhe fyes për familjet e dëshmorëve dhe veteranët, ne si Lista Ideal e kemi lëshuar seancën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer