Zjarrfikësit në komunën e Skenderajt po punojnë në një objekt që nuk i plotëson as kushtet më elementare për punë dhe jetesë, shkruan rajoni.org.
Fotografi të siguruara nga rajoni.org shihet e ambienti ku ata punojnë me mure të lagështa, tualete të dëmtuara, mungesë të ventilimit dhe pajisje të amortizuara.
Objekti ku ata qëndrojnë dhe operojnë më shumë i ngjan një strehe të braktisur sesa një qendre profesionale të emergjencës. Kjo situatë jo vetëm që dëmton dinjitetin e punonjësve të kësaj njësie, por rrezikon edhe gatishmërinë dhe reagimin në raste urgjente.