Thursday, July 3, 2025

Ky është mitrovicasi Daim Qubreli që vdiq pasi ra nga ballkoni i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Mitrovicë, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një rënieje nga ballkoni i shtëpisë.

Viktima është Daim Qubreli, i cili  dyshohet se ka rënë nga kati i lartë i banesës së tij në rrugën “Rozafa”.

Fillimisht ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, por për shkak të gjendjes së rënduar, u transferua në QKUK, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth orës 23:35 të së njëjtës ditë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshuar”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer