Thursday, July 3, 2025

Albin Kurti: PDK-ja nuk është parti, është shoqëri aksionare me 4-5 kryetarë

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke pretenduar madje se partia nuk është reformuar dhe as që ka tentuar ta bëjë një gjë të tillë. Prej cilësimit si “shoqëri aksionare” deri te vizitat te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e sulmoi thuajse për gjithçka këtë subjekt politik.

Në një paraqitje të tij në “Tëvë1”, Kurti një pjesë të madhe ia kushtoi Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se ky subjekt i ka “4-5 kryetarë”, dy prej tyre në Hagë, transmeton Nacionale.

Madje, Kurti foli edhe për vizitat e zyrtarëve partiakë te Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që sipas tij, bëhen për të marrë instruksione politike.

“PDK nuk është e reformuar. Në Partinë Demokratike të Kosovës ekzistojnë 4 ose 5 kryetarë. Po flasim për PDK-në, se u mora pak me LDK-në, tash po kaloj pak te PDK-ja, për qejfin e juve. Ta vazhdoj mendimin. Filli i mendimit kur pritet nuk është më njësoj. Pra, ku mbeta, PDK që i ka 4-5 kryetarë, s’e di a i ka 4 a 5, por jam i sigurtë që s’i ka 3, as 2, as 1. PDK, e di prej përvojes, nuk është parti është shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara. Aty nuk merresh vësh pse ke folë me një person, prandaj Enver Hoxhaj folë krejt diçka tjetër, çka tha Ramiz Lladrovci për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti, pra a e kuptoni, edhe janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike” – tha ai.

Deputeti i Vetëvendosjes pretendoi se “elemente të PDK-së” gjenden edhe në prokurori, gjyqësor e media.

“Po them që s’është reformë, s’po them që kanë deshtu, se s’jam i sigurtë që kanë tentu. PDK është sinonim i kapjes së shtetit. Elementet e PDK-së i gjeni në prokurori, në gjyqësor, edhe në institucione të tjera, por edhe në media. Pra bëhet fjalë për shumë njerëz të papunë që kanë mbet të PDK-së.

Prandaj, me një PDK të tillë, nuk mund të bëhet shterti demoktaitk, ekonomik, duke pasë PDK-në në opozitë kemi arritë këtë sukses, ku Kosova për antikorrupsion është kampione në Ballkan. Mos ta harrojmë një gjë, e keni pa çka po bëjnë PDK bashkë me LDK-në dhe jo vetëm, kundër Albulena Haxhiu.

10 deputetë që sot janë në Kuvend e kanë votu Zajednicën Thaçi-Daçiq, 10 deputetë kanë votu amnestimin e kriminelëve serbë në veri, 7 prej tyre e kanë votu Gjykatën Speciale, 15 prej tyre e kanë votu Demarkacionin” – tha ai.

Kur e përmendi Demarkacionin, gazetari tentoi ta pyeste se çka ka ndodhur me këtë çështje që Kurti në opozitë premtonte se“do ta rishikonte”, por nuk pati përgjigje.

“Me Vuçiqin ja bojshin “razume”, thojshin “we are not problematic guys”, tash po thojnë problem është Albin Kurti, të njëjtit po thojnë Albulena s’vjen në shprehje dhe Albin Kurti është problemi.

Dy figurat më emblematike që i kanë votu këto janë pikërisht dy deputet të PDK-së, Elmi Reçica dhe Blerta Deliu.

Sun merrna vesh me ta” – tha kreu i VV-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer