Friday, July 4, 2025

Peci sot u shoqërua në Presidencë me këshilltarin që e kishte shkarkuar dy vjet më parë, pasi ishte dënuar për falsifikim votash

Presidentja Osmani sot në ditën e dytë të takimeve me përfaqësues të partive politike, ka pritur edhe kryetarin e partisë Guxo, Faton Peci.

Rreth orës 10:00, Peci mbërriti në Presidencë, ku u pa i shoqëruar me një person tjetër – emri i të cilit siç mëson Periskopi është Enis Osmani.

Osmani deri dy vjet më parë, kishte qenë këshilltar politik i ministrit tash në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

I njëjti ishte shkarkuar nga Peci, pasi ishte shpallur fajtor për akuzën e falsifikimit të rezultateve të votimit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 7 shkurt 2022 pati ngritur aktakuzë kundër Enis Osmanit, me arsyetimin se më 11 qershor 2017, rreth orës 19:00, në fshatin Bare – Mitrovicë, saktësisht në shkollën fillore “Xhevat Jusufi”, i pandehuri Enis Osmani në vendvotimin me numër 1115B/02D për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, në cilësinë e kryesuesit të këtij vendvotimi, duke keqpërdor pozitën, detyrën apo autorizimet e tij lidhur me zgjedhjet, ka shtuar dhe hequr votat kandidatëve brenda subjekteve politike.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, kishte thënë Peci, dy vjet më parë në një konferencë për media ku bëri të ditur shkarkimin e Osmanit.

Megjithatë, Enis Osmani, pavarësisht se u shkarkua nga pozita e këshilltarit të ministrit Peci, ky i fundit po e mban të njëjtin afër, siç duket si këshilltar në partinë që udhëheq së bashku me Donika Gërvallën, Lista Guxo.

Pecit sic po shihet nuk po i pengon që ta ketë afër vetës të dënuarin për falsifikim të rezultatit të votave, edhe në kohën kur i ka hyrë kandidaturës për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer