Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.
Derisa “Klan Kosova” po i transmetonte direkt momentet para nisjes së seancës, shihet edhe evakuimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë kryetarin Memli Krasniqi.
Video:
Theksojmë se Policia e Kosovës ka larguar nga ndërtesa e Kuvendit deputetët dhe gazetarët.
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.
Ai ka thënë se Policia do të japë detaje për këtë punë.
“Ka një kërcënim. Më shumë jep policia sqarime. Krejt që na kërkun është me e liru objektin e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Tahiri