Dje është arrestuar një person në fshatin Polac të Skenderajt, për posedim të armës pa leje, shkruan rajoni.org.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Lidhur me rasti, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.