Nezir Morina, nga fshati Gllobar, ka diplomuar me sukses nga Akademia Ushtarake, duke fituar gradën Nëntoger në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Me përkushtim dhe përgatitje profesionale, ai arriti të përmbushë një mision të rëndësishëm dhe t’i bashkohet gjeneratës së re të oficerëve që do t’i shërbejnë vendit me nder dhe përgjegjësi.