Tuesday, July 8, 2025

“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mergim Lushtaku e Ganimete Musliu, si dhe nënkryetari i Skenderajt Sami Lushtaku kanë bërë fushatë kundër tij.

Ai tha se i kanë thirrur njerëzit në telefon, në emër të gjeneralit, referuar Sami Lushtakut, për të votuar kundër tij.

“Kur jemi pajtu ne pas 2021, vëllai im prej revoltës sepse ne i kemi pasur gjitha informacionet se si po i thirrin në telefon, gjenerali n’telefon, qe merre gjeneralin, katër njerëz kanë qenë kur i kanë thirr njerëzit votoni tjerët mos e votoni Ramiz Lladrovcin”.

“Ka pas rast, ia kam thënë Ganimete Musliut po ia them sërish, jam shku në një familje Xhemajli e Obërisë janë shku me Margimin iu kanë thënë me votu kundërkandidatin tjetër, në atë familje e kanë pasur djalin e sëmurë dhe me Qeveri ia kanë çu në Turqi, ka ardhur ai personi në fjalë, tha ia kam borxh një gjak se ma keni shpëtu djalin, por unë nuk e votoj askë para Ramiz Lladrovcit”, ka thënë Lladrovci në “Rubiikon”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer