Tuesday, July 8, 2025

Lajm i mirë nga Kryetari Ruzhdi Shehu: Ka nisur asfaltimi i rrugës Junik–Restavic

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka dhënë sonte një lajm të mirë për qytetit e kësaj qyteze të rëndësishme të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se ka filluar asfaltimi i rrugës Junik–Restavic, që është një ndër segmentet më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin e Junikut.

“Rruga po shtrohet, zhurma po mbetet pas”, ka përfunduar njoftimin me ironi kryetari Shehu, në shenjë kundërpërgjigje ndaj kritikëve të punës së tij.
Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Junik–Restavic, një ndër segmentet më të rëndësishme për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës sonë.

Disa e matin zhvillimin me statuse nostalgjike dhe “kujtime nga arkiva”. Ne e masim me metra asfalt, orë pune dhe investime konkrete që u shërbejnë qytetarëve sot, jo kujtimeve të dikujt dje.

Rruga Junik–Restavic po merr pamjen që e meriton, jo për të bërë foto elektorale, por për të përmirësuar jetën e njerëzve të kësaj ane, të cilët për shumë kohë janë harruar nga ata që sot kujtohen vetëm për “kritikë”.

Mund të flasësh gjatë për të kaluarën, por e ardhmja nuk ndërtohet me statuse; ajo ndërtohet me punë, angazhim dhe besim të qytetarëve!

Faleminderit qytetarëve për durimin dhe mbështetjen, si dhe të tjerëve për frymëzimin që po na japin çdo ditë!

Rruga po shtrohet, zhurma po mbetet pas.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer