AE Construction nga Klina e Epërme e Skenderajt është një ndër firmat më të fuqishme dhe më të besueshme në komunën e Skenderajt, që vepron në fushën e izolimeve, renovimeve, fasadave dekorative, punimeve me gled dhe ngjyrosjeve.
Kjo kompani, pronë e z. Fidaim Haxhiut, shquhet për cilësi të lartë të punës dhe korrektësi të rrallë ndaj klientëve. Këto vlera kanë ndikuar që firma të ketë punë të planifikuara deri në vitin e ardhshëm dhe të jetë e angazhuar në projekte në të gjithë territorin e Kosovës.
Pikërisht cilësia dhe serioziteti në punë kanë bërë që AE Construction të fitojë besimin e shumë klientëve në qytete të ndryshme, duke u bërë një emër i njohur në nivel kombëtar.
Edhe pse ka pasur oferta për të punuar jashtë vendit, në disa shtete evropiane, kompania ka zgjedhur të qëndrojë në vendlindje dhe të kontribuojë në zhvillimin lokal, duke ruajtur standarde të larta profesionale.
AE Construction ka mesatarisht rreth 50 punëtorë aktivë – profesionistë të përkushtuar, të cilët me mjeshtëri të lartë realizojnë çdo projekt. Kjo u vërtetua edhe gjatë renovimit të tri objekteve të banimit social në Skenderaj, ku cilësia e punimeve u vlerësua lart nga institucionet dhe banorët.
AE Construction është shembull suksesi vendor dhe një dëshmi konkrete se puna me përkushtim, cilësi dhe ndershmëri shpërblehet me besim dhe angazhim në mbarë Kosovën.