Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, ka marrë vendim për anulimin e dy tendereve të komunës së Klinës. Bëhet fjale për “Sigurimi fizik në shkollat e Komunës së Klinës” dhe për tenderin “Instrumente Gjeodezike”, shkruan rajoni.org.
Gjykata e tenderëve e aprovoi si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit “DWH Kosova” që ishte pjesëmarrës në tenderin “Instrumente Gjeodezike” . Ajo pretendonte se vlerësimi është bërë favorizues për operatorin fitues dhe diskriminues për të.
I njëjti skenar ndodhi edhe me ankesën e kompanisë “Jaguar Security” për ”Sigurimi fizik në shkollat e Komunës së Klinës”
Ky organ që ndryshe njihet si gjykata e tendereve, me datën 7 korrik 2025, me vendim të saj, i ka anuluar dy vendimet e Komunës së Klinës për dhënien e kontratës të lartëcekura.
E për këtë Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka kthyer në RIVLERËSIM këto dy aktivitete.
Komunës së Klinës i është dhënë afat prej 10 ditësh që ta informoj me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këto aktivitet të prokurimit.