Ministri Faton Peci, ka vizituar fermerin Sabri Sadiku në fshatin Bare të Mitrovicës, ku ka bërë të ditur se ky i fundit do të përfitojë një grant në vlerë prej 72,900 eurosh për zhvillimin e blegtorisë.
Sadiku, i cili aktualisht mban tufën e deleve nën hijen e drunjve, do të ketë mundësi që me këtë mbështetje financiare të ndërtojë një stallë të re dhe moderne, duke krijuar një sistem bashkëkohor të mbarështimit të bagëtive dhe duke rritur ndjeshëm kapacitetet e tij prodhuese.
Gjatë vizitës, ministri Peci theksoi rëndësinë e mbështetjes së drejtpërdrejtë për fermerët në zonat malore, duke përmendur potencialin e lartë që ka Shala e Bajgorës për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të blegtorisë.