Saturday, July 12, 2025

Keqpërdorim i kartelës bankare, qytetarit nga Skenderaj i merren mbi 14 mijë euro

Një rast i rëndë i keqpërdorimit të kartelës bankare është raportuar dje në Skenderaj, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka njoftuar se nga llogaria e tij bankare janë kryer pagesa në vende të ndryshme të Evropës pa dijeninë e tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën nga 19 marsi deri më 10 korrik 2025, ndërsa vlera e përgjithshme e dëmit arrin në 14,578 euro.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer